Sa doli nga “Audi A7”-a, të riut i vjedhin automjetin në Durrës

0
134

Një 31-vjeçari nga Vlora i kanë grabitur automjetin në Durrës. I riu ka denoncuar menjëherë ngjarjen në polici. Ai ka sqaruar se pasi ka ndaluar mjetin tip “Audi A7” pranë kolegjit “Turgut Ozal”, ia kanë grabitur.

“Më datë 09.06.2022, në Durrës, shtetasi F. S., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka kallëzuar se në afërsi të kolegjit “Turgut Ozal”, pasi ka ndaluar mjetin të cilin e kishte lënë të ndezur, dhe ka dalë jashtë tij për nevoja personale, persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur mjetin tip “Audi A7”.”, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here