Paloka ironi të fortë me Ramën: Copat e bronxit ishin shtypur nga goditjet qe duket se i kishin dhene njerzit dhe…qelbeshin era shurre…

0
75

Në ditën që shqiptarët rrëzuan bustin e diktaktorit Enver Hoxha, deputeti demokrat Edi Paloka ka ndarë një foto të montuar, ku në vend të tij shfaqet kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në profilin e tij të “Facebook”, Paloka krahas fotos ndan edhe një përshkrim të situatës së 20 shkurtit 1991. Numri dy i PD-se shprehet se në atë kohë bashkë me bustin, gjeti edhe ca copa bronzi të shkëputura nga busti i Enver Hoxhës, ndërsa bën edhe një paralelizëm të asaj që mund të presë kryeministrin Edi Rama.

Paloka

Postimi i Edi Palokës

Me 20 shkurt 1991, pasi qytetaret e Tiranes rrezuan bustin e diktatorit, ne dolem nga greva e urise. Sa kishte filluar te erresohej.

 Pas tre ditesh ne greve doja te shkoja sa me pare ne shtepi, por nuk me ikej pa bere nje foto me koken e diktatorit qe qytetaret e Tiranes e sollen tek ne pasi e terhoqen zvarre qe nga sheshi. Ne fakt gjeta vetem disa copa nga bronxi qe deri ate dite ngrihej me arrogance ne mes te kryeqytetit si monumenti i diktatorit.

Copat e bronxit ishin shtypur nga goditjet qe duket se i kishin dhene njerzit dhe…qelbeshin era shurre. Duket se urrejtja e grumbulluar e shqiptareve ishte zbrazur mire; nuk ishin mjaftuar as me rrezimin, as me terheqjen zvarre, as me goditjet me hunj por edhe i kishin permjerre siper diktatorit.
E pra deri ate dite dukej si e pamundur qe ai monument te shkulej nga aty…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here