Rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë/ Shehu: Po shkelet rregullorja

0
110

Në seancën e sotme plenare në Kuvend, deputeti demokrat Tritan Shehu u shpreh se ka një shkelje të rregullores për rezolutën e gjenocidit serb në Kosovë, duke i tërhequr vëmendjen kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës.

“Takimi me Atin e Shenjtë shpresoj të ketë qenë i dobishëm. Pata një diskutim për zbatimin e rregullores me nënkryetaren e Kuvendit.

Kemi depozituar kërkese për nocion me debat për një rezolutë për gjenocidin serb në Kosovë.

Kanë kaluar 9-10 ditë dhe nuk ka asnjë sinjal. Kjo është shkelje e rregullores. Edhe kur kryetarja është në takime të rëndësishme, ka të tjerë që caktohen.

Dua të tërheq vëmendjen tuaj se jemi para një shkeljes së rregullore. Kjo është një çështje që lidhet me aktualitetin, të kaluarën dhe domosdoshmërinë e njohjes së krimeve”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here