‘Toyota Yaris’/ Artan Hoxha: Prokurorët belgë po hetojnë në Shqipëri! Kanë mësuar edhe shqip

0
132

Artan Hoxha dëshmoi disa javë më parë te prokuroria belge për çështjen ‘Toyota Yaris’, për të cilën është person nën hetim ish-kryetari i PD, Lulzim Basha. 

Në ‘A Show’ me Adi Krastën në Syri Tv, Hoxha tha se prokurorët belgë po hetojnë në Shqipëri për një mori çështjesh.

Madje, Artan Hoxha tha se dy nga prokurorët belgë të cilët ai i ka ndeshur teksa po jepte dëshminë, kishin mësuar shqip.

“Ata kanë filluar të vijnë shumë. Në një televizion belg kam thënë nëse ju hyni në Shqipëri, kishte ndodhur një vrasje në Shqipëri që kishte lidhje me një ngjarje në Belgjikë, u kam thënë nëse vini të hetoni do mblidhni kufomat në rrugët tuaja dhe ashtu ndodhi.

Ata kishin një gjë shumë interesante, në korridoret e policisë gjyqësore federale, gjeta dy oficerë që flisnin shqip, jo vetëm po na hetojnë, por kanë mësuar gjuhën shqipe që të mos kenë nevojë për përkthyes“, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here