Në darkën e “Ballkanit të hapur” në Ohër edhe djali i George Soros

0
516

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski ka shtruar një darkë në Ohër me liderët e vendeve që janë pjesë e nismës “Ballkani i hapur”.

Në darkë merrte pjesë kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç që në samit është si vëzhgues.

Bie në sy që pjesë e tavolinës është edhe Alex Soros, djali i multimiliarderit George Soros. Madje ai është nderuar duke u ulur në tavolinën kryesore të liderëve të vendeve të rajonit.

Në këtë samit pritet të nënshkruhet një marrëveshje për njohjen e diplomave të arsimit të lartë, si dhe memorandume për bashkëpunim kulturor dhe në fushën e turizmit.

Në samit nuk mori pjesë as këtë herë Kosova pasi kryeministri Albin Kurti refuzoi ftesën e kryeministri të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. ©LAPSI.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here