Rindërtimi, qeveria Rama s’ka marrë asnjë financim nga donatorët, pasi u frikësohet kontrolleve

0
133

Shqipëria nuk ka marrë asnjë euro nga kreditë e buta që u ofruan nga donatorët e huaj për rindërtimin.

Nga të dhënat e siguruara nga Euronews pranë regjistrit të borxhit publik në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, rezulton se në total janë marrë 16 linja kredie nga institucionet financiare ndërkombëtare nga viti 2020 deri më sot, por asnjëra prej tyre nuk ka patur si qëllim rindërtimin.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin në atë kohë dhe sot numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj deklaronte se Shqipërisë iu ofruan gjatë konferencës së donatorëve në Bruksel 1.15 miliardë euro, prej të cilave 750 milion kredi të buta.

Por edhe zyrtaret e qeverisë u treguan entuziastë për linjat e kreditimit e ofruara për Shqipërinë, rindërtimi deri më sot është financuar përmes borxhit publik: bono thesari dhe Eurobond, të cilët kanë norma interesi më të larta se kreditë që ofrojnë institucionet financiare ndërkombëtare.

Madje vetë Ahmetaj firmosi një marrëveshje kredie me vlerë 90 milion euro mes Shqipërisë dhe Italisë në gusht të 2020-s me Ambasadorin Fabricio Bucci. Por, asnjë cent nga kjo kredi nuk rezulton në regjistrin e borxhit publik.

Deri më sot, rindërtimi ka marrë 540 milion euro fonde në buxhet, por asnjëra nga këto nuk i është nënshtruar rregullave standarde të prokurimit publik. Duke përfituar nga aktet normative të emergjencës, shumica e kontratave janë lidhur përmes procedurës së kufizuar dhe negocimit të drejtpërdrejtë.

Nëse kreditë do të ishin marrë pranë FMN, BERZH, KF apo Bankës Botërore, autoritetet do t’u ishin nënshtruar rregullave strikte të tenderimit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë thirrje disa herë për rritjen e transparencën në përdorimin e fondeve të rindërtimit, por e vetmja përgjigje e qeverisë ka qënë rritja me 30% e vlerës së kontratave për t’i shpëtuar kompanitë nga humbjet e mundshme si pasojë e rritjes së çmimeve të materialeve të ndërtimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here