Lëvizje surprizë! Titullari i bardhebluve dërgon Tiranën në gjyq, nuk pranon…

0
124

Ardit Toli nuk pranon që ka edhe një vit kontratë dhe nuk vjen në grumbullimin e Tiranës, ditën e nisjes së Champions-it.

Lojtari ka refuzuar të vijë në stërvitje dhe ka çuar klubin në gjyq. Palët do të përballen në gjykatë, e cila pritet të marrë një vendim gjatë ditëve në vazhdim. Historia mes tyre është e thjeshtë.

Toli pretendon se ka firmosur një kontratë dyvjeçare, ndërsa Tirana pretendon se ka një kontratë 2+1 me opsionin që bardheblutë brenda një kohe të caktuar mund të aktivizojnë rinovimin. Toli thotë “jo” dhe në këto kushte rruga e vetme është gjyqi.

GRUMBULLIMI – Tirana ka nisur dje grumbullimin për Champions.

Me skuadrën nuk ishin të pranishëm Behiratçe, pasi ka marrë leje, Seferi, Bekaj dhe Ismajlgeci me ekipet përfaqësuese.

Po kështu, nuk ishte as Toli, ndërsa Muça është marrë me probleme personale. Mungesë mori edhe Nikqi, i cili është dëmtuar në këmbë.

Nga ana tjetër, bardheblutë u grumbulluan dje në orën 17:00 në “Skënder Halili”. I pari që mbërriti ishte Orges Shehi, më pas Aleksi e me radhë.

Shehi takoi të gjithë lojtarët, diskutoi gjatë me ta si dhe kërkoi nga grupi përqendrim për sezonin e ri. Tirana gjithashtu kishte ndërruar edhe fanellat kështu që këtë kampionat do të ketë një tjetër sponsor teknik.

Ekipi gjithashtu do të stërvitet në Tiranë deri më datë 12 qershor, ndërsa në 13 qershor udhëton për Turqi ku do të zhvillojë fazën përgatitore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here