Beteja/ Berisha: Do hartojmë një plan veprimi dhe do të fillojmë përballjen

0
97

Në tryezën me biznesin, lideri demokrat, Sali Berisha bëri thirrje që të hartohet një plan veprimi dhe të nisin protestat kundër qeverisë.

“Nuk dua ta politizoj këtë takim. Por kur OSBE deklaroi se Edi Rama ka 200 milionë euro offshore, ai nuk doli njëherë ta përgënjeshtrojë këtë. Offshore janë qeveritarët, bashkë me trafikantët e drogës. Janë një konglomerat.

Neranxi e shprehu të vërtetën më të hidhur sot. Këta dalin së bashku në të gjitha përgjimet. Problemi është se këta në dorë të gjitha pushtetet.

SPAK ka formuluar akt-akuzën për inceneratorët. Po ta lexosh në krye, thotë prokurime me negociata të mbyllura. Por në akuzë ndaj Kokës nuk ka lidhje me këtë, sepse ajo shkon te Edi Rama, te Ahmetaj dhe te Veliaj. Pra po akuzohen për thërrime. Ua dhashë këtë shembull për të thënë se këta i kanë të gjitha pushtetet.

Duhet të përballemi me këtë regjim. Sa më shumë ta shtyjmë këtë përballje, aq më të dobët do jemi para tij. Ky vërtet në pamje të parë është i fuqishëm me para, me policë, por prapë është i kalbur. Ka kalbësirë. Nuk duhet të na impresionojë ky ne. Siç jeni ju, janë mijëra biznesmenë, mësues, mjekë, infermierë, fermerë në kushtet më katastrofike.

Ndaj unë e gjykoj jetike një plan veprimi. Ne mund të firmosim bashkë çdo marrëveshje për bashkëpunimin, por nëse nuk e shoqërojmë këtë me një plan veprimi të fuqishëm, ato mbeten letra pa vlerë. Prandaj me besim të madh se me drejtuesit e shoqatave tuaja do ulemi shumë shpejt, për të kaluar në veprim dhe përballje të gjerë.

Vendi po shpërbëhet. I takon asaj që mund të jetë edhe pakicë, që të ngrihet dhe të ecim të sigurt se ky regjim nuk meriton asnjë ditë që të qëndrojë në pushtet. Nuk duhet të kemi komplekse nga asgjë ne. Para syve tanë, u instalua regjimi monist. Një parti, të gjitha pushtetet. Më thoni se kush e ka shprehur një shqetësim të tillë?

Shqipërinë do e shpëtojnë shqiptarët. Do e shpëtojnë ata që besojnë se ky vend bëhet dhe se ka potenciale të jashtëzakonshme. Ndaj ju ftoj që në ditët në vazhdim të hartojmë një plan veprimi dhe të fillojmë betejën tonë,” tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here