Dekreti i Metës për Bajram Begajn, ish Presidenti Topi: Proces korrekt dhe transparent

0
179

Ish-presidenti Bamir Topi teksa ka folur për Presidentin e ri, Bajaram Begajn, thotë se Ilir Meta ka vepruar drejtë me firmosjen e dekretit për të në Stamboll. Sipas tij, procesi ka qenë korrekt dhe transparent.

”Unë jam i mendimit se Presidenti Ilir Meta ka vepruar në mënyrë korrekte. Sot jemi në kohën e teknologjisë dhe nëse është ndodhur në Stamboll nuk ka ndonjë lapsus. Është konfirmuar me figurë dhe firmë elektronike. Unë nuk mund ta vendos veten në këto kushte, sepse asnjëherë nuk i ngjan njera-tjetrës, por besoj se është një procedurë korrekte kushtetuese dhe nuk do ta kisha penguar”, tha Topi në ”Report Tv”.

Ish-presidenti nënvizon se ai vetë do të preferonte në krye të shtetit një figurë me profil politik. Kjo sipas Topit i shërben ruajtjes së institucionit të Presidencës nga sulmet e ditës apo tentativat e vazhdueshme për ta zhvlerësuar dhe hequr kompetencat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here