Kievi tronditet nga disa shpërthime të fuqishme që në agim, kryebashkiaku Vitali Klitschko: Sulme në dy lagje

0
112

Disa shpërthime u raportuan përreth kryeqytetit ukrainas, Kievit, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Disa shpërthime në lagjet Darnutskyi dhe Dniprovskyi të Kievit. Shërbimet tashmë janë në vendet e ngjarjes. Informacione të detajuara pritet të bëhen publike më vonë”, tha kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko në Telegram.

Një gazetar i CNN që pa pasojat e shpërthimeve tha se në veri-lindje të Kievit pa shtëllunga të mëdha tymi në qiell. Po ashtu sot herët në mëngjes pasi raportime se ka pasur sulme me raketa rreth qytetit port të Odesa-s.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here