Ja nenet e Kushtetutës që detyrojnë Bajram Begajn të heqë dorë nga postet dhe gradat, duhet t’i pranohen nga Presidenti Meta para seancës së votimit

0
94

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla konfirmoi në mbledhjen e grupit parlamentar se Bajram Begaj ka hequr dorë nga postet e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, si dhe grada gjeneralmajor.

Dorëheqja e tij nga këto poste diktohet nga neni 89 i Kushtetutës së Shqipërisë.

Sipas këtij neni, Presidenti nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike si dhe nuk mund të jetë kryetar partie.

“Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private”, thuhet në nenin 89 të Kushtetutës së Republikës.

Ndërkohë, gradën gjeneralmajor mund ta mbajnë vetëm oficerët aktivë.

Po ashtu, Neni 167 i Kushtetutës është një arsye tjetër se përse Bajram Begaj duhet të japë dorëheqjen para votimit në Kuvend.

Ky nen përcakton: “Ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike.

Pjesëtarët e forcave të armatosura ose personat që kryejnë shërbim alternativ gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë kushtetuese përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe”.

Por, duke qenë se edhe detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, si dhe gradën gjeneralmajor, Begaj e ka marrë me dekret nga Presidenti Meta, edhe dorëheqja e tij nga këto poste duhet të bëhet me dekret presidencial.

Pra, dorëheqja e Begajt duhet të pranohet edhe nga Presidenti Meta.

Ndërkohë ky detyrim vjen në një moment kur kreu i shtetit Ilir Meta prej ditës së premte dhe sot ndodhet për një vizitë zyrtare në Stamboll.

Kjo nuk dihet nëse mund të krijojë ndonjë ngërç procedural.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here