Meta: Personi që rrezikon sigurinë kombëtare të vendit është Edi Rama

0
118

Kreu i shtetit, Ilir Meta deklaroi sot në emisionin të “Paekspozuarit” se personi që rrezikon sigurinë kombëtare të vendit është Edi Rama.

“Ilir Meta, e ka gjetur personin që rrezikon Sigurinë Kombëtare të Shqipërisë. Ai është Edi Rama, të tjerët janë derivate. E kam paralajmëruar të ketë kujdes, sepse zgjedhjet që po vijnë dhe janë të rëndësishme për integritetin, demokracinë. Është çështje që prek Sigurinë Kombëtare, dhe interesave Kombëtare për 100 vitet e ardhshme”,- tha Rama.

Presidenti Ilir Meta shprehet se zgjedhjet e 25 prillit nuk janë një betejë mes kryetarëve të partive, por një moment historik për të ndryshuar degradimin e shtetit shqiptar.

“Zgjedhjet e 25 prillit, unë nuk i shikoj si një betejë mes Ramës, Bashës dhe Kryemadhit, por si një moment historik për të ndryshuar degradimin e shtetit shqiptar. Ne duhet  të kemi një rivendosje të demokracisë, te balancës, të shtetit të së drejtës dhe të funksionimit të institucioneve, nëpërmjet rivendosjes së sistemit demokratik. Të hysh në një garë zgjedhore të tillë, do të thotë të hysh në një lojë te pandershme. Të nënvlerësosh faktorin kryesor që është faktori i brendshëm, është e pandershme. Nëse ti ikën nga Parlamenti dhe nëse ti ke një arsye të drejt, e ke të vështirë që ta kesh përkrahjen ndërkombëtare. Ti duhet të ishe futur në zgjedhjet lokale, ti kishe fituar ato.  Në këtë mënyrë tregoje që ai Parlament ishte FAKE. Shqiptarët të vendosin në 25 prill”,- tha kreu i shtetit në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here