Berisha: Njësoj si Enveri që i dorëzoi Kosovën Titos, Rama e dorëzoi te Vuçiç!

0
122

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se është i njëjtë me Enver Hoxhën pasi siç e dorëzoi diktatori Hoxha Kosovën te Tito, ashtu po vepron edhe Rama duke e dorëzuar te Vuçiç.

Sipas Berishës, Edi Rama po thur me Aleksandar Vuçiç plane të kobshme për Kosovën dhe shqiptarët në Kosovë.

Berisha theksoi se të refuzosh dënimin e gjenocidit serb në Kosovë në kuadrin e operacionit ‘Patkoi’, do të thotë si një antishqiptar i vërtetë të vrasësh për së dyti, të masakrosh, të përdhunosh, të kryesh ato barbari që ngjiten në nivel gjenocidi edhe njëherë ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Berisha: Një rezolutë që paraqitëm për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë, gjenocidin e viteve 1998-1999, u refuzua nga Edi Rama, me pretekstin se ajo bie në kundërshtim me Ballkanin e Hapur, në të cilin Shqipëria është thjeshtë Beogradi i vogël.

Në vitin 1945, Enver Hoxha, pasi me divizionet e tij, mundësoi vërshimin e hordhive serbo-malazeze në Kosovë dhe e dorëzoi atë tek Tito, akt të cilin e mbron edhe në vitin 1982 kur thotë “mirë bëmë”, Edi Rama po thur me Aleksandar Vuçiç plane të kobshme për Kosovën dhe shqiptarët në Kosovë.

Të refuzosh dënimin e gjenocidit serb në Kosovë në kuadrin e operacionit ‘Patkoi’, do të thotë si një antishqiptar i vërtetë të vrasësh për së dyti, të masakrosh, të përdhunosh, të kryesh ato barbari që ngjiten në nivel gjenocidi edhe njëherë ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here