Analizat e ADN konfirmojnë se eshtrat e gjetura në Fushë- Kuqe,janë të Mariglen Gjonaj

0
212

Kur kanë kaluar më shumë se 7 vjet nga zhdukja në rrethana të mistershme i 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj, tashmë s’ka më dyshime mbi identifikimin e tij.

Eshtrat që dolën në sipërfaqen e një shkurreje të djegur në Fushë-Kuqe, të Kurbinit, janë konfirmuar se i përkasin adoleshentit, Gjonaj.

Ekspertiza biologjike e kryer mes profilit të ADN-së së nënës dhe eshtrave të gjetura, ka konfirmuar një profil të njëjtë, nënë-bir. Kjo ekspertizë ka sjellë konfirmimin zyrtar dhe identifikimin e plotë të Mariglen Gjonaj, i cili rezulton të jetë vrarë nga persona ende të paidentifikuar.

Tashmë prokuroria ka nisur hetimet për akuzën e “Vjedhje me pasojç vdekjen” kryer në bashkëpunim dhe “Asgjësimin e kufomës”.

Ndërsa ende është herët për të folur mbi identitetin e autorëve të krimit. Shtatë vite më parë, Mariglen Gjonaj, ishte në mbrçmjen e maturçs me shokët e tij, në lagunën e Patokut, por në rrethana misterioze Gjonaj, është zhdukur pa u mësuar asgjë rreth fatit të tij./ ORANEWS/ ELTON QYNO

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here