Në “Ford” ishin thasët me kanabis, “Nissani” e ndiqte pas. Parandalohet shitja e drogës në Kukës

0
116

Në një makinë ishin thasët me drogë, pas vinte “Nissani”. Policia e Kukësit arriti të ndalonte shitjen e një sasie lënde narkotike në qytet në kuadër të operacionit policor të koduar “Thirra”

Në afërsi të tunelit të Thirrës, policia ndaloi automjetin tip “Ford”, në të cilën u gjetën 28 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shoferit shtetasit M. V.(P)., 43 vjeç, banues në Durrës.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis”

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi E. LL., 32 vjeç, banues në Prosek, Mirditë, i cili shoqëronte shtetasin M. V., me automjetin e tij tip “Nissan”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, automjeti tip “Ford”, 2 aparate celulare dhe një sasi parash, që dyshohet se është përfituar nga veprimtaria kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here