Sot shansi i fundit i opozitës për të dhënë një emër, nesër do të mbahet raundi i tretë për presidentin

0
83

Sot është shansi i fundit i opozitës për t’i kërkuar mazhorancës që presidenti i ri i vendit të dalë nga propozimet e tyre.

Raundi i tretë është i fundit ku duhen të paktën 84 vota për zgjedhje e kreut të ri të shtetit pasi në raundin e katërt mazhoranca ka paralajmëruar se do të japë vetë një emër pasi i kanë të 71 votat e nevojshme për ta bërë atë.

Raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës do të zhvillohet më 30 maj në orën 10:00. Data dhe ora u vendosën në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, që u zhvilluar mes debateve mes Opozitës e Maxhorancës. 30 maji shënon edhe raundin e mundësinë e fundit të Opozitës për tu bërë pjesë e procesit për zgjedhjen e Presidentit.

Më 29 maj ora 16:00 është afati i fundit i dorëzimit të kandidaturave, ndërsa Komisioni i Ligjeve do të mblidhet në orën 09:00, më 30 maj.

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se Opozita nuk ka më kohë e duhet të nxitojë për zgjedhjen e një kandidati për Kreun e Shtetit dhe të mos humbasë raundin e fundit.

Alibeaj pretendon se marrëveshja parashikonte propozimin e katër kandidaturave nga PD, nga të cilat, socialistët do të përzgjidhnin dy dhe më pas, së bashku do të vendosnin për emrin që do e mbështesnin si kandidaturë të dyja palët.

Por kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga ana tjetër tha se nuk e kishin pranuar asnjëherë një formulë të tillë që i përjashtonte ata nga e drejta propozimin të një kandidature për president.

Balla deklaroi se ata kishin rënë dakort që deri në raundin e tretë të ishte opozita që të propozonte, por që ccdo kandidaturë e saj të mbështetet nga firmat e veta.

Pas seancës së djeshme, Alibeaj deklaroi se ai i qëndronte propozimit të tij, që sipas tij, i garanton vendit një president që nuk ishte as i njërës dhe as i tjetrës palë.

Gjithsej janë parashikuar pesë raunde votimi. Në tre të parat nevojitet një shumicë prej tre të pestash, ndërsa në dy raundet e fundit presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë e mbetet në duart e maxhorancës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here