Tërhiqet qeveria, do të anulohen gjobat e paligjshme

0
196

Biznesi artikulon 12 kërkesa për Tatimet, kërkon edëmshpërblim për vendimet e gabuara

Ervin Kaduku

 

 

Pas një fushate të jashtëzakonshme gjobitjesh të pajustifikuara nga ana e Tatimorëve dhe pas një tentative të pasuksesshme të administratës tatimore për të deklaruar se është sistemi që penalizon subjektet dhe jo inspektorët, dje qeveria është tërhequr në mënyrë të pazakontë. Ministri i Financave Arben Ahmetaj u shpreh dje se do të hartohet një vendim i posaçëm qeveria, që do t’i shkojë edhe Parlamentit për miratim, për të falur gjobat e dyfishta që pretendon se ka marrë biznesi nga sistemi i Tatimeve. Gjithsesi ministri do ta cilësonte këtë si një mungesë informimi të bizneseve për të deklaruar, duke u kujtuar atyre detyrimin që kanë me ligj menjëherë pas regjistrimit në QKR.

Gjatë këtyre ditëve biznesi u ankua se ka pësuar gjoba të dyfishta nga sistemi elektronik i Tatimeve. Edhe pse ende nuk ka një numër të saktë të atyre që janë prekur nga gjobat e mosdeklarimit në kohë të administratorit, shifra që lakohet është ajo e 31 mijë bizneseve.

Një valë e re gjobash prej 10 mijë lekësh për vonesa në deklaratën e regjistrimit të administratorit për bizneset e reja të hapura në 2015-2016, që po u bëhen aktualisht të ditura sipërmarrjeve, ka revoltuar jashtë mase bizneset kohët e fundit. Ndonëse Tatimet bënë me dije se bizneset e reja kanë 48 orë afat nga marrja e NIPT-it për të bërë deklarimin online të punonjësve, ekonomistët ankohen se ata po gjobiten edhe përpara se të marrin NIPT-in, ndërsa po ngrenë pikëpyetjen se pse po gjobiten në qershor 2016, edhe një vit pasi janë hapur. Nga ana tjetër, shume ekonomistë janë të paqartë për procedurat që duhen ndjekur.

Erion Prifti, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve ndaj Tatimpaguesit, pohoi se teknikisht me marrjen e NIPT-it sistemi online i tatimeve e regjistron automatikisht pa pasur nevojë për dy apo tre ditë. Mirëpo bizneset që regjistrohen për herë të parë tha ai nuk i njohin ligjet dhe rregullat dhe për tepër regjistrimin online.

Por, bizneset kanë shpërthyer në ankesa, duke i quajtur këto gjoba të padrejta, pasi ka raste kur data që tatimet njohin si fillim pune për administratorin është më e hershme se data e marrjes së NIPT. “Aktualisht mbaj llogarite e 10 Personave fizikë pa TVSH, të cilet janë krijuar në periudhën Shtator – Dhjetor 2015. Të gjithë këta subjekte janë dënuar me gjobë 10,000 lekë për deklarim me vonesë të formularit ESIG027 (dmth deklarimi i fillimit të punës të vetëpunesuarit i cili është person fizik i vetem). Kjo gjë është totalisht e papranushme, pasi eshte e pamundur që një person fizik ta deklarojë datën e fillimit të punes më përpara se të marrë Niptin. Ata duan një periudhë 2-3 ditore që të tërheqin NIPT-in dhe po një periudhë 3-4 ditore të njoftojnë një ekonomist për regjistrimin e biznesit të tyre, thotë Virsoni, ekonomist.

Në sistemin tatimor kohët e fundit është aktivizuar sipas specialistëve të shërbimit , formulari E-sig 027, për punësimet dhe largimet rishtaz. Aktivizimi i tij ka bërë që sistemi të vendosë gjoba 10.000 lekë për deklarimet, të cilat nuk kanë respektuar afatin 24 orë para. Po flasim edhe për deklarata të dorëzuara para aktivizimit të këtij formulari. Në periudhën e fushatës kundër informalitetit, vetë inspektorët tatimorë nxisnin biznesin që të bënin punësime brenda dites edhe pse kjo është shkelje. Gjithashtu bizneset, për të shmangur penalizimet kanë kryer edhe vetë deklarime sot për sot.

Rezulton se janë penalizuar gati 99% e bizneseve në shkallë vendi. Ekonomistët shprehin habinë se pse pikërisht tani u vendos që subjektet të gjobiteshin.

Ndërkohë, burime nga Avokati i Tatimpaguesi pohuan se ata nuk kanë marrë ende ankesa nga biznesi për këtë çështje, por do ta ndjekin pas shqetësimeve të ngritura në media nga bizneset. Ata shtuan se Avokati i Tatimpaguesit ka kërkuar që në paketën e re fiskale të vihet në ligj që është detyrim për shtetin të informojë bizneset për procedurat. Bëhet fjalë sidomos për bizneset e vogla, sepse ato të mëdha janë më të strukturuara dhe kanë ekonomistë e kontabilistë.

Më parë, thonë burimet nga Avokati, kur biznesi regjistrohej në Tatime, ata informoheshin dhe se çfarë procedurash duhet të ndiqnin, ndërsa tani që regjistrohen në QKB nuk i informon njeri.

Si në ligjin e procedurave tatimore, ashtu dhe në kartën e tatimpaguesve, saktësohet që është detyrim i administratës që të informojë biznesin për procedurat që duhen ndjekur, që me hapjen e tij.

 

Biznesi

 

Përfaqësitë e biznesit vendas kanë hartuar dje një listë me 12 kërkesa drejtuar autoriteteve tatimore me qëllim përmirësimin e situatës fiskale, rritjen e konkurrueshëmrisë dhe performimin më të mirë të ekonomisë. Për herë të parë është marrë një iniciativë për të formalizuar Forumin e Dhomave të Tregtisë dhe shoqatave të sipërmarrjes. Në fokus të këtij forumi janë vënë procedurat tatimore, e më pas do të vijohet me propozimet për Paketën e re Fiskale dhe projektligje të tjera.

Ja 12 kërkesat e biznesit:

  1. Të krijohet Ombudsmani i sipërmarrjes i propozuar nga komuniteti i biznesit;
  2. Të riformatohet Bordi i Apelimit i cili do të ketë pjesëmarrje me rreth 50 % anëtarë teëpropozuar nga sipermarrja;
  3. Kërkohet që menyra e komunikimit të administratës tatimore të vazhdojë të jetë nëpërmjet postes duke marrë për baze datën e dorëzimit të njoftimeve nga kjo e fundit;
  4. Kërkohet që kalimi i shoqërive në rregjistrin pasiv në rast se ato nuk kanë me aktivitet të bëhet në mënyrë automatike, por ndryshimi është se nga momenti i kalimit pasiv nuk duhet të paguajnë gjoba dhe interesa pa iu shmangur detyrimit tatimore të gjeneruara deri në marrjen e këtij statusi;
  5. Kërkohet që të ndryshojë afati i rikontrollit tatimor dhe njoftimi paraprak për rikontroll;
  6. Kërkohet që pagesa e detyrimit tatimor në rast apelimi të shtyhet deri në përfundim të apelimit dhe marrjes së vendimit të formës së prerë;
  7. Kërkohet ulja e gjobave për mosdeklarim;
  8. Kërkohet vendosja e sanksione për punonjësit e administratës tatimore të cilët marrin vendime të gabuara me ose pa dashje te cilat çojne ne krijimin e dëmit ekonomik tek sipermarrja. Nese kjo provohet, punonjesi/t e organeve tatimore gjobiten me demshperblim deri ne 30% e vleres se demit te shkaktuar.
  9. Kërkohet që në rastin e pagesës së detyrimeve tatimore me keste sipas nje marreveshje, te procedohet si me poshte:

 

o Parapagim ne masen 10 % dhe jo 30 %;

o Mos aplikim i gjobave dhe kamatave por vetem te nje interesi sipas normes baze te interesit sipas BSH;

o Shtrirja e pagesave jo me pak se 1 vit dhe jo me shume se 2 vjet;

  1. Kerkojme te konsultohemi paraprakisht dhe pergjate procesit te miratimit per cdo ligji, vkm dhe udhezim te cilat prekin interesat e sipermarrjes (ceshtjet e ATA dhe Shoqates Transporteve)
  2. Kerkojme qe per faturat tatimore te leshuara nga subjektet private, qe nuk sjellin efekte financiare per DPT dhe qe jane vetem gabime teknike, qe penalizohen gjoba me 10% te fatures por jo me shume se 1.000 leke.
  3. Kerkojme qe gjobat per biznesin e vogel te behet me disa faza:

o Njoftim keshillimi

o Me pas pershkallezim gjobe ne proporcion me shkeljen;

o Mosleshimi i kuponit tatimor te jete 5000 leke (biznesi madh 10.000 leke)

o Kontrolli i befasishem me distance 90 dite pervec rasteve te shkeljeve flagrante

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here