Zgjedhjet vendore janë testi, Belind Këlliçi: Rama ka 7.1 miliardë euro abuzime të faktuara nga KLSH

0
437

Ndërsa Partia Demokratike vijon ristrukturimin e brendshëm, zgjedhjet vendore janë testi më i afërt politik.

Një humbje do të ishte fatale për demokratët që po tentojnë të ringrihen.

E nëse kjo do ta kthente procesin sërish në pikën zero, Belind Këlliçi thotë në Ora News se ka një tentativë të Ramës për të çuar PD të përçarë dhe me probleme gjyqësore në këtë proces, por shpreson që ky skenar i tij të mos realizohet.

Këlliçi: Uroj që ky skenar të mos ndodhë dhe nuk do të ndodhë.E di që ka një tentativë të Edi Ramës për ta çuar PD të përçarë, me probleme gjyqësore drejt zgjedhjeve lokale dhe për të penguar kështu fitoren e zgjedhjeve nga ana e opozitës dhe PD. Por jam i bindur që me punën e tmerrshme që kanë bërë drejtuesit lokalë të PS në këto vite, abuzimet financiare, keqpërdorimin e fondeve publike, shkatërrimin që i kanë bërë një pjesë të madhe të qyteteve, lumenjve, shesheve, 7.1 mld euro është abuzimi i faktuar nga KLSH në këto 9 vite të qeverisjes socialiste, ndaj do të ishte surprizë nëse zgjedhjet lokale nuk do ti fitonte PD. Uroj që ky skenar i Ramës të mos shkojë deri në fund, PD të shkojë kompakte, e bashkuar, sepse nuk kemi luksin të humbasim asnjë demokrat. Unë jam kundër gjuhës së përjashtimit, kundër gjuhës së urrejtjes dhe kundër humbjes së çdo demokrati por ata që nuk duan të bashkohen nuk kam si ta shpjegoj logjikën. Nuk garantoj dot një proces kur një palën nuk vjen të bëhet pjesë në proces.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here