Këshilli Kombëtar gati të zgjedhë Kryesinë e PD, Paloka: Ja ku jemi, pas vështirësive të paimagjinueshme!

0
101

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, ka hapur para pak minutash mbledhjen për zgjedhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij, Paloka shprehu vlerësimin e lartë për anëtarësinë e PD-së, e cila ka kaluar vështirësi që nuk mund të imagjinoheshin për të arritur në këtë ditë sot.

“Mbas një periudhe vërtet intensive dhe me vështirësi të paimagjinueshme, – tha Paloka, – duke filluar që nga Foltorja e parë kur nisi kjo lëvizje, sot jemi në fazën përmbyllëse të një pune kolosale të energjive të çliruara nga anëtarësia e PD-së i rrallëherë këto vitet e fundit, mes vështirësive që as i kishim imagjinuar dhe as i prisnim. Por me sa duket, duhet të prisnim që nga diçka e keqe të dalë dicka e bukur dhe e mirë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here