Xhixho: Nisma e propozuar nga LSI për gjithëpërfshirje në procesin e integrimir, ‘fle’ në sirtarët e Kuvendit

0
273
Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian e ka jetike gjithëpërfshirjen për eficiencën dhe çuarjen përpara të procesit të integrimit europian.
Ndaj kemi depozituar në Parlament prej muajsh nismën që siguron gjithëpërfshirjen e të gjitha partive politike parlamentare në Këshillin Kombëtar të integrimit europian, i cili për ne mbetet prioritet kombëtar.
?Kjo nismë duhet të futet sa më parë në procesin parlamentar për të siguruar gjithëpërfshirje të forcave politike parlamentare në procesin jetik të integrimit, ku roli i Parlamentit është kyç dhe i pazëvendësueshëm.
Përgjatë viteve të fundit, ky proces nuk ka ecur me ritmin që të gjithë kemi shpresuar. Ai ka shënuar ngadalësime të mëdha dhe shpeshherë, qartazi është penguar nga taktikat dhe objektivat politike të partive të veçanta.
Interesi politik i ditës ka influencuar negativisht në mbajtjen e qëndrimeve të unifikuara dhe konsensuale, shumë të domosdoshme për ecurinë pozitive të integrimit.
Ky ndryshim që propozohet, jo vetëm plotëson një boshllëk politik, por siguron gjithëpërfshirje reale. Shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë e mbështesin integrimin në BE. Ndaj ata duhet të jenë masivisht të përfaqësuar në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, përmes të zgjedhurve me votë, pavarësisht ngjyrimit politik.
Ky ndryshim, është një mesazh shumë pozitiv, në drejtim të kohezionit dhe gjithëpërfshirjes aq të munguar në gjithë këto vite dhe realizimin e përgjegjësisë maksimale të çdo force politike parlamentare në procesin e Integrimit Europian të Shqipërisë.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here