Fondi Botëror për Natyrën: BE-ja nuk ushqen, por ha botën në kurriz të mjedisit

0
201

Bashkimi Evropian importon më shumë ushqim sesa eksporton në kurriz të mjedisit, sipas një raporti të ri nga Fondi Botëror për Natyrën (WWF).

“BE-ja po konsumon më shumë se pjesa e saj e drejtë dhe niveli i lartë aktual i prodhimit të ushqimit është i mundur vetëm falë importeve të mëdha të burimeve,” tha WWF në një raport të ri. BE-ja mbledh miliarda nga tregtia botërore në produktet agro-ushqimore, por teprica fsheh shumë “të vërteta të pakëndshme”, tha Habier Ruiz, autori kryesor i një raporti të titulluar “Evropa ha botën”.

“Në vend që të jetë një prodhues global i drithërave, BE-ja është në fakt një shitës global i ushqimeve të nivelit të lartë, duke eksportuar produktet e saj kryesisht te konsumatorët më të pasur,” tha ai.

“Tregtia e BE-së po rrit aq shumë çmimin e shoqërisë dhe mjedisit, saqë ne praktikisht po hamë botën”, përfundoi ai.

Raporti zbuloi se shumica e importeve të BE-së dhe prodhimi vendas i ushqimit ishin thelbësisht të paqëndrueshëm pasi po shkatërronte burimet natyrore, duke shkaktuar shpyllëzimin global dhe varfërimin e rezervave të peshkut. Rreth 40 përqind e ushqimit të prodhuar në BE nuk konsumohet kurrë, ndërsa BE-ja mbetet importuesi i dytë më i madh në botë i produkteve të shpyllëzimit tropikal.

Raporti tregon se konsumatorët janë të etur për ndryshim: tre nga pesë evropianë duan të hanë më në mënyrë të qëndrueshme dhe tre nga katër duan që legjislacioni i BE-së të sigurojë që të gjitha produktet e shitura në BE të mos inkurajojnë humbjen e biodiversitetit.

“Komisioni Evropian nuk mund të shmangë më marrjen e veprimeve vendimtare për të adresuar ndikimet mjedisore dhe sociale të konsumit tonë të ushqimit. Tani është koha për të trajtuar problemet e rrënjosura thellë që qëndrojnë në zemër të mënyrës se si ne prodhojmë dhe konsumojmë ushqim.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here