Protestë para Kuvendit: Butrintin po ia bëjnë sot dhuratë ministrit grek

0
174

Një protestë po zhvillohet përpara Kuvendit të Shqipërisë kundër dhënies me ligj nën administrim të Parkut Kombëtar të Butrintit, një fondacioni privat për menaxhimin e tij.

Protestuesit janë intelektualë të shquar të fushave të ndryshme, të arkeologjisë, historisë, mjedisit.

Edhe avokati Zaçe Islami ishte një ndër ta. Ai deklaroi para mediave se çfarë fshihet pas miratimit të kësaj marrëveshjeje për Butrintin pikërisht në ditën kur në Shqipëri po zhvillon një vizitë, Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias.

“Sot ka ardhur Ministri i Jashtëm i Greqisë dhe nuk është rastësi që do të mblidhet parlamenti për ta miratuar ligjin, për ta kthyer Butrintin në pronë të dikujt që nuk është as historian, as shqiptar, as ka interesa në Shqipëri. Pra, është dhuratë që ky parlament i shitur, ia bën Ministrit të Jashtëm grek, nuk është rastësi.

Kush është shqiptar dhe do vendin e tij, duhet të jetë këtu dhe ta bllokojmë këtë ligj me çdo mjet deri në kryengritje të armatosur. Ne Butrintin nuk e lëshojmë, Butrinti është shqiptar, jo grek. Ai amerikani (kreu i fondacionit ) nuk është vetëm, e ka dërguar tjetërkush, janë plane të vjetra. Por Butrinti është dhe mbetet shqiptar.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here