“Teatri aty dhe ashtu siç ishte”, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit njofton aksionin e radhës pranë strukturave të SPAK, njihuni me detajet

0
160

Aleanca pwr mbrojtjen e teatrit/

NJOFTIM
Qëndrestarë, mbështetës dhe miq të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ju njoftojme se aksionin e rradhës do e zhvillojme ditën e hënë, datë 23 maj ora 10.00 pranë Strukturave të SPAK.
Zgjedhja e kësaj date, lidhet me një ngjarje të rëndë ku, 30 vite më parë u vra nga mafia, magjistrati Giovanni Falcone, ndërkohë që Teatrin Kombëtar e shembi mafia në pushtet.
Nëpërmjet një kërkese dhe një proteste paqësore, do kërkojmē nga SPAK informacion lidhur me 10 kallëzimet tona penale që lidhen me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe aferën korruptive të ndërtimit të teatrit të ri si dhe fazat proceduriale ku ndodhen hetimet.
Po kështu, kërkesat tona do fokusohen edhe ne faktin se:
1. Pse SPAK nuk kërkon marrjen e masës së sekuestros preventive mbi Truallin e Teatrit Kombëtar, projektin korruptiv të Biarke Ingels dhe aksionet e shoqërisë “Tirana DC” sh.a, ashtu si e parashikojnë dispozitat ligjore?
2. Pse SPAK edhe pas 2 vjetëve nuk përfundon hetimet dhe nuk dërgon personat përgjegjës para drejtësisë?
Në këto kushte, ju ftojmë të na bashkoheni për të ngritur zërin tonë dhe për të kërkuar “Drejtësi për Teatrin”.
TEATRI ATY DHE ASHTU SIÇ ISHTE.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here