Xhixho: Të varfrit dhe shtresat në nevojë në gjendje mjerane duhen ndihmuar sot jo nesër!

0
167

Nga Erisa Xhixho/

Të varfrit dhe shtresat në nevojë në gjendje mjerane duhen ndihmuar sot jo nesër!
Kjo është thirrja e FMN në raportitn e fundit të saj për gjendjen e ekonomisê shqiptare.
?FMN rekomandon zëvendësimin e Bordit të Transparencës me mbështetje të mirorientuar për të varfrit dhe shtresat e ekspozuara, me qëllim mbrojtjen e tyre nga efektet e rritjes së ҫmimeve.
?Në raportin e tij të fundit, Fondi Monetar Ndërkombëtar ngre alarmin për rritjen e çmimeve dhe rrezikun e financimit të huaj të borxhit publik.
Qeveria Rama deri tani ka marrë pseudo masa, pa asnjë efekt te shtresat më të goditura nga kriza, të cilat ka detyrimin t’i mbrojë, si forcë e majtë. Por, padyshim, asnjë nuk ka më iluzionin se Rilindja ka ndonjë me lidhje me të majtën e me mbështetjen e shtrsave në nevojë.
Por për këtë kryeministër që nuk kursehet për një grusht njerëzish dhe me pagesat për inceneratorët që as nuk ekzistojnë, këto raporte nga institucionet ndërkombëtare janë faktet dhe jo propaganda që ai na servir përditë.
Siç përballuan pandeminë dhe tërmetin, qytetarët gjenden sërish të vetëm dhe pa mbështetje përballë krizës së çmimeve, që i ka çuar në kufijtë e mbijetesës.
Sot ka nevojë për masa urgjente dhe para që shkojnê direkt në ekonomitë familjare, siç po bëjnë qeveritë e rajonit. Politikat sociale që i vijnë në ndihmë qytetarit dhe masat konkrete që lehtesojnë barrën e çmimeve dhe koston e jetesës janë domsdoshmëri!
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here