Show me president/ Halim Kosova: Do të qëndroj në profesionin tim, Shqipërisë i duhet një figurë dinjitoze

0
123

Ish-ministri i Shëndetësisë së Partisë Demokratike, Halim Kosova, ka bërë të ditur se është njohur me propozimin e emrit të tij si kandidat për President të Republikës dhe se e vlerëson shumë një akt të tillë politik. Por, për Halim Kosovën profesioni i tij mbetet parësor në raport me politikën.

“Është një propozim dinjitoz dhe i rëndësishëm, me thënë të drejtën jam njohur nga mediat. Puna ime, eksperienca ime dhe fakti që kam hapur një fondacion për njerëzit në nevojë më duket më e vlefshme. Unë falënderoj çdo njeri që e ka propozuar, por e kam deklaruar që dua të përqendrohem në profesionin tim dhe kryesisht në ndihmën e familjeve në nevojë. Ky do të jetë prioriteti im”, ka thënë më tej Kosova për News 24.

Sa i përket emrave të tjerë të propozuar për të qenë në krye të Shtetit, Kosova tha se nuk është ndalur të bëjë ndonjë analizë të veçantë, por shtoi se është me rëndësi që vendi të ketë një figurë të pastër dhe dinjitoze.

“Nuk jam ndalur për të bërë një analizë në veçanti, është një pozicion i rëndësishëm dhe jam dakord që të mos kthehet në një proces qesharak, por të jetë serioz që ky post të jetë serioz. Mjafton të jetë njeri me dinjitet dhe figurë e pastër. Shqipëria ka nevojë për figura të pastra”, tha Kosova.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here