Dumani rrëfen përplasjen me Talo Çelën: Mori makinën time për vrasje e s`më pagoi

0
184

Përplasja mes Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës ka shkaktuar një zinxhir ngjarjesh të rënda kriminale e vrasjesh në Tiranë, Durrës e Elbasan vitet e fundit.

Në dosjen e SPAK, citohet dëshmia e serial-killerit që shpjegon se përplasja me Talo Çelën filloi pasi ai përdori makinën e Dumanit në një vrasje e më pas nuk i dha paratë që i kishte premtuar. Pas këtij momenti palët janë konfliktuar, ndërkohë që kanë vënë njerëz për të ndjekur njëri-tjetrin.

Konflikti mes Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit ka prodhuar një seri ngjarjesh të rënda në Durrës,Tiranë dhe Elbasan, ndërkohë që pikënisja e mosmarrëveshjeve, sqarohet në dosjen e SPAK ndaj grupit me 32 të akuzuar të cilët akuzohen në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”.

Sipas vendimit të gjykatës, Nuredin Dumani, ka shpjeguar momentin e nisjes së kontradiktave me Talo Çelën.

“Në vitin 2019, pasi kam dalë nga burgu më ndodhi një konflikt me Talo Çelën. Pas vrasjes së Andi Zylyfit e ndjeva veten të përdorur për arsye se “Benzin” që u përdor në ngjarjen e vrasjes mua ma kishin falur dhe unë po e mbaja që ta shfrytëzoja për ndonjë ngjarje tjetër, grabitje ose vrasje.

Këtë ma kërkoi duke më thënë që i duhej shpejt pasi do kryenin vrasjen e Andi Zylyfit. Unë vetë i kërkova Talos të merrja pjesë, pasi kisha mbetur pa lekë por ai më tha nuk të fus dot se është në pjesë Miri Haxhia dhe Altin Ndoci, ata kanë marrë kaparin. Talo më tha që do të ma zëvendësonte makinën pasi të mbaronte ngjarja”.

Nuredin Dumani ka theksuar se Talo Çela nuk ia zëvendësoi makinën, madje nuk i dha as lekët që i premtoi.

“Disa ditë më vonë, 2 ose 3 ditë pas ngjarjes, po debatoja me Talo Çelën se ngjarja kishte ndodhur në Peqin dhe ata kishin ardhur në Durrës për kontroll te shtëpia ime, thirrën dhe vëllain e madh po s’ka lidhje”.

Nuredin Dumani ka theksuar më tej se konflikti vazhdoi më Talon edhe në telefon edhe ballë për ballë.

 “Ai për çdo gjë me sillte Altin Ndocin për të biseduar ndërkohë kishte lidhje me Dorjan Shkozën. Një ditë kam sharë/ofenduar Altinin te lagjja. Pas 2 ose 3 ditësh Altin Ndoci i ka dalë vëllait tim Dashit e ka ndaluar në rrugë, vëllai ka qenë me “BMW seria 3”, Altini i ka nxjerr pistoletën me mulli vëllait, siç duket ka shkrep armën, por nuk ka realizuar qitjen.

Në atë moment vëllai del dhe e rreh keq Altinin në afërsi të lagjes time. Vëllai më vuri në dijeni për ngjarjen. Unë i shkruajta Talos dhe e shava goxha rëndë dhe i thashë tani e tutje keni punë me mua pas kësaj ngjarje”.

 

Dumani thekson se Talo Çela i është shfajësuar megjithatë ai e ka parë situatën që nuk ishte e mirë, pasi Dorjan Shkoza i ishte vënë nga pas gjatë gjithë kohës në çdo lëvizje duke e vëzhguar.

Në këtë kohë Nuredin Dumani thekson se ka folur me vëllain dhe i ka thënë që duhej të largoheshin nga Shqipëria pasi donin ti vrisnin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here