Berisha: Nuk është muri bullgar pengesë për integrimin në BE, por krimi, droga dhe vjedhjet

0
103

Në një dalje nga selia blu për mediat ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Rama mendon se mos hapja e negociatave është një autorizim për të, do përballet me rezistencën e shoqërisë shqiptare.

Ai tha se përpjekjet e Edi Ramës për të paraqitur murin bullgar si pengesë për hapjen e negociatave me Shqipërinë, janë trillime.

Berisha shtoi se nuk është muri bullgar, është muri i krimit, muri i drogës, muri i vjedhjeve, ato që qëndrojnë në të vërtetë si faktor që mbyllin dyert e Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Berisha: Unë e them këtu dhe e deklaroj se nëse Rama mendon se mos hapja e negociatave është një autorizim për të, për të ndryshuar kursin e vendit, do përballet me rezistencën më të fuqishme të shoqërisë shqiptare, të organizuar nga Partia Demokratike. Një tentativë e tillë nuk do njohë kufi dhe nuk do ndodhë kurrë.

Sot në Shqipëri është presidenti i Këshillit Evropian. Unë e përshëndes vizitën e tij, por ajo që dua të shtoj është se përpjekja e Edi Ramës për të paraqitur murin bullgar si pengesë për hapjen e negociatave me Shqipërinë, janë trillime. Nuk është muri bullgar, është muri i krimit, muri i drogës, muri i vjedhjeve, ato që qëndrojnë në të vërtetë si faktor që mbyllin dyert e Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Megjithatë unë jam këtu për t’i bërë thirrje BE-së dhe vendeve anëtare të hapin negociatat me Shqipërinë, siç tregonte me objektivitet rezoluta e PE. Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet, por mendoj se hapja e negociatave dhe qëndrimi në kapitujt përkatës për kushtet, është mënyra më e drejtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here