Deklarata nga aeroporti / Rama  falënderon Nishanin dhe Bashkinë e Tiranës : “Shqipëria priti me sukses Papën”

0
144

 Florenc Drizari

rama me franceskunDhurata për Palën, Rama: Kupa është mbushur me dhe të marrë të pjesë të ndryshme të trojeve shqiptare

Pak minuta pasi Papa Françesku u nis me avionin e tij në drejtim të Italisë, Kryeministri Edi Rama dha një konferencë për mediat, duke falënderuar të gjithë ata që kontribuan për mbarëvajtjen e vizitës së Atit të Shenjtë në Shqipëri. Rama falënderoi hapur Institucionin e Presidencës, Presidentin Bujar Nishani dhe Bashkinë e Tiranës, për kontributin dhe organizimet, ndërsa shprehu mirënjohje për pritjen që qytetarët i dedikuan Papës në Tiranë, si dhe stafit të tij qeverisës e medias.

“Dua të falënderoj dhe Presidentin e Republikës për pritjen e tij dhe organizimin për Papa Franceskun. Dua të falenderoj të gjithë pa përjashtim dhe Bashkinë e Tiranës, për financimin modest, brenda modestisë së vetë.”-tha Rama

Kryeministri Rama tha se pas vizitës së Papës në Shqipëri, vendi unë do të shihet ndryshe, duke vënë theksin tek mesazhet që u dhanë për bashkëjetesën fetare. “Një organizim që përfshiu një numër të madh institucionesh dhe kontributesh, njerëzish si asnjëherë më parë dhe që deri në sekondat e fundit, ishte në lartësitë e pritshmërisë. Jam shumë krenar sot për gjithçka që kemi arritur të bëjmë të gjithë sëbashku. Në radhë të parë për atë që bënë sot duke dëshmuar me praninë, të asaj që është e përditshmja jonë dhe e panjohur për të tjerët, të gjithë përfaqësuesit e Klerit dhe të gjithë ata që përfaqësojnë besime të ndryshme nga ai katolik, që i dhanë ditën e sotme të asaj dite të artë që e bënë që Shqipëria të ishte në çdo ekran në çdo sy, thellësisht e ndryshme nga ajo e steriotipeve që janë mësuar të na shohin dhe gjykojnë. Sprova e bashkëjetesës fetare, e cila ka kaluar në errësira ferri dhe në acare në të kaluarën, e cila gjendet përballë tundimesh në ditët e sotme ishin arsyeja themelore, që dëshmuam me gjithë zemër ardhjen e Papa Franceskos. Ftesa në një kohë të shkurtër, gjatë ftesës së marrë gjatë vizitës sime në Vatikan.”-shtoi Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se asgjë nuk mund ta përcaktojë më bukur sesa pamja e liderëve të komuniteteve të ndryshme fetare, në pritej të Papës dhe shprehja e përbashkët e vullnetit për ta ruajtur mes në Shqipëri. Ajo që i bëri më shumë përshtypje Papa Franceskos gjatë ceremonisë, sipas Ramës ishin 40 fugurat e martirëve, të cilat ishin vendosur në shesh, për të kujtuar kështu vuajtjen e përcundimin e klerikëve në kohën e regjimit komunist.

“Ne jemi munduar ta presim Atin e Shenjtë me të gjallët në shesh, por dhe me të gjallët në qiell. Kjo ishte një goditje në shesh, ma shprehu këtë Papa Francesku. Figurat e atyre martirëve sot më shumë se kurrë kumbon për të zgjuar jo vetëm zemra dhe mendje të shumëkujt nga ne, por dhe të shumë njerëzve, që s’i dinin këtë histori. Por kumbon fortë dhe përtej kufijve të Shqipërisë. Ka marrë shumë indikacione nga gazetarët e huaj, ka qenë e papritur për të gjithë.”,-deklaroi Rama. Më herët gjatë takimit që Rama pati në ambientet e aeroportit “Nënë Tereza”, i prezantoi Papa Françeskos bashkëshorten e tij Linda bashkë me djalin e porsalindur, Zaho. Bashkë me disa nga ministrat e kabinetit të tij, Rama përcolli Papa Françeskon deri në nisje të avionit.

 

 Ati i Shenjtë në Shqipëri/ Mediat botërore: Papa Konfirmoi harmoninë fetare

Vizita e Papa Françeskut ka bërë jehonë në mbarë botën. Shumë mediat transmetuan hap pas hapi vizitën e Atit të Shenjtë në tokën shqiptare. Titujt e tyre duket se janë fokusuar tek harmonia fetare në vendin tonë si dhe tek sakrificat e martirëve katolik në kohën e diktaturës.

 

TGcom

“Shqipëria është një vend që ka vuajtur aq shumë, por pastaj arriti të gjejë paqe me dallimet fetare. Dhe kjo është një shenjë e mirë për botën, paqja dhe ekuilibri janë në favor të qeverisjes”- është shprehur Papa gjatë fluturimit shkruan Tgcom.

 

Corriere: Paqja e besimit në 3 fe, shenjë e bukur për botën

Paqja që mbiztorëon në besimin kundrejt 3 feve në këtë vend, është një shenjë e bukur për botën”, është shprehur Papa për gazetarët në avion, citon Corriere.

 

“Euronews”: Papa shkon të konfirmojë harmoninë fetare

Ndërsa “Euronews”, teksa ka vënë në pamje të parë një foto nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, i zbukuruar së fundi edhe me fotot e martirëve në sfond, i bën një analizë bashkëjetesës fetare në vendin tonë, të cilin e quan një vend kryesisht laik, por ku muslimanët vijnë pas tyre. Siç thotë “Euroneës”, kjo është vizita e parë dhe domethënëse e Papa Françeskut në një vend ku, nën regjimin komunist të Enver Hoxhës nga 1944-1985, katolikët janë persekutuar dhe besimi ishte i ndaluar prej vitit 1967.

 

”Deutsche Welle”

Papa Françesku mbërriti në Shqipëri, në vizitën e dytë papnore në këtë vend, pas asaj të papa Gjon Palit II, në vitin 1992, një vit pas rënies së regjimit komunist në vendin ballkanik. Masat e sigurisë për vizitën e papës janë tepër të larta, ndërkohë që Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka garantuar ruajtje maksimale me dislokimin e 2 500 policëve dhe 29 pika të kontrollit në kryeqytetin e vendit në Tiranë.

 

ANSA

Bashkëjetesa paqësore mes besimeve fetare në Shqipëri është një shenjë e bukur për botën, deklaroi sot papa Françesku në përshëndetjen për gazetarët, ndërkohë që ishte në fluturim e sipër nga Roma për në Tiranë.

 

AFP

Papa Françesku mbërriti sot në Shqipëri për një vizitë njëditore, në këtë vend ballkanik që drejtohet nga një koalicion mes myslimanëve, katolikëve dhe ortodoksëve. Papa kërkon të paraqesë bashkekzistencën paqësore fetare në këtë vend si model edhe për evropianët.

 

”LE FIGARO”

Sapo mbërriti në Tiranë, Papa Françesku vlerësoi marrëdhëniet mes myslimanëve dhe të krishterëve. Tema e tolerancës mes feve do të jetë lajtmotivi i vizitës së parë në Evropë të papa Françeskut.

 

CNN: Ja pse Papa e zgjodhi Shqipërinë

CNN vlerëson se “zgjedhja e Shqipërisë ishte një befasi pasi shumëkush ka pritur që Papa Françesku të zgjedh Gjermaninë apo Francën për vizitën e parë në Evropë. “…është shumë më rëndësi që vendi të cilin po e viziton, myslimanët, katolikët dhe ortodoksët punojnë së bashku, jetojnë së bashku dhe e udhëheqin vendin së bashku, në paqe”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency