Talo Çelën e kanë vrarë?! Hoxha: Kam frikë se s’do kemi mundësi të shohim më imazhin e tij

0
229

Gazetari Artan Hoxha, mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion është shprehur që pas kapjes së Nuredin Dumanit do të jetë e vështirë që të shihet sërish Talo Çela.

Hoxha u pyet nga Spartak Koka, nëse mund ta kenë vrarë dhe ai u shpreh se “me shumë mundësi po”.

ka deklaruar mbrëmjen e sotme se kapje e Nuredin Dumanit nuk kishte qenë e rastësishme dhe se

Policia nuk e ka marrë rastësisht informacionin për vendndodhjen e Dumanit. Në gjithë këtë histori, stërmullari janë këta ekzekutorët. Këta nuk janë organizatë kriminale, por vrasës me pagesë të cilët marrin porositë dhe i kryejnë”,-tha Hoxha.

Pjesë nga biseda në emision:

Artan Hoxha: Kam frikë se që prej kapjes së Nuredin Dumanit, Talo Çelën vështirë se do ta shohim më.

Spartak Koka: Kjo do të thotë se mund ta kenë vrarë?

Artan Hoxha: Kjo mund të ketë ndodhur pas arrestimit të Dumanit. Uroj ta kem gabim, por besoj se s’do kemi mundësi të shohim më as imazhin e tij. Kam dyshime që mund të bëjmë atë që bëri Taku, ta intervistojmë Talo Çelën./Opinion.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here