Pakti me Ballën për Presidentin e ri/ Bylykbashi: Me marrëveshjen e djeshme Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës…

0
116

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka reaguar në një deklaratë për mediat për marrëveshjen e arritur mes Alibeajt e Ballës që opozita të propozojë kandidat për President në raundin e dytë dhe të tretë.

“Me këtë akt Rama kërkon që kandidatin e tij të preferuar ta sjellë opozita e caktuar prej tij e ajo të sigurojë 84 votat për ta shitur si president konsensual”, tha ai.

“Dje më 18 maj 2022 pesë vite më pas u shpall një marrëveshje e re. Balla i dha të drejtën deputetit Alibeaj të propozojë kandidat ne raundin e dyte dhe te trete.

Me këtë akt Rama kërkon që kandidatin e tij të preferuar ta sjellë opozita e caktuar prej tij e ajo të sigurojë 84 votat për ta shitur si president konsensual.

Me marrëveshjen e djeshme Alibeaj ka marrë përsipër t’ja sigurojë këtë”, deklaroi Bylykbashi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here