Së fundmi këngëtari i njohur, Robert Berisha u kthye në qendër të vëmendjes së mediave rozë pasi u përfol për një rikthim me modelen Xhesika Kadiu.
Thashethemet nisën kur në rrjet qarkulloi një foto e dyshes në shoqërinë e njeri-tjetrit, pranë një pike karburanti.
Së fundmi, në një prononcim për “Who?”, Berisha shprehet se është beqar dhe mohon të gjitha lajmet rreth tij dhe modeles.
Çfarë po ndodh me jetën tënde private? Je vërtetë në një histori dashurie?
Jo nuk jam në një lidhje edhe pse portalet flasin për mua. Ata e dinë më mirë jetën time private se unë. (Qesh).
Ndodh të “gjuash” për vajza kur del për jetë nate? Si hyn në muhabet me to? Çfarë i thua?
Nuk dal natën dhe nuk gjuaj. Muhabet bëj vetëm me ata persona që kemi dalë bashkë dhe jam shumë i mirë në muhabet dhe ‘funny’. Mundohem që t’i argëtoj e të kalojmë sa më mirë.