Vdekja e dy punëtorëve nga rrëzimi i kamionit në Bypassin e Vlorës, dy arsyet që dyshohet se shkaktuan aksidentin

0
97

Dy të rinj të moshës, 32 dhe 28 vjeç humbën jetën në një aksident që ndodhi të hënën rreth orës 10:40, në Bypassin e Vlorës në zonën Orikum-Kaninë pas rrëzimit të një kamioni.

Fillimisht policia njoftoi se kishte humbur jetën drejtuesi i kamionit, Armand Beu, 32 vjeç nga Kavaja ndërsa pasagjeri nuk u gjet për shkak të inerteve. Pas dy orë e 30 minutash kërkimesh policia njoftoi se gjeti të pajetë edhe 28 vjeçarin Klajdi Kaja, banues në Lushnje.

Për rethanat e aksidentit policia lokale jep pak detaje. Sipas tyre kamioni do t’i nënshtrohet ekspertizës, për të pasur një version zyrtar për arsyet e aksidentit fatal.

Ndërsa, Luan Biba, një prej administratorëve të kompanisë Biba-X, e cila është duke kryer asfaltimin e segmentit rrugor të Bypassit të Vlorës, tha se kamioni ishte pa peshë dhe se aksidenti kishte ndodhur “ose si pasojë e shpejtësisë ose pakujdesisë”.

“Për ne kjo është një ngjarje shumë e rëndë, ishin punonjësit tanë dhe lanë pas familje dhe fëmijë”, -tha Biba.

Ky është aksidenti i dytë në kantierin e Bypassit të Vlorës. Rreth një vit më parë, shkëputja e një masivi shkëmbor, dëmtoi shoferin e një kamioni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here