Veliaj pritet me protestë në SHBA: Emri i Ardit Gjoklajt e ndjek pas

0
273

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk e ka gjetur as në Nju Jork, lumturinë që shfaqi me foto buzëqeshura nga takimet me zyrtarët e lartë të atjeshëm para një jave.

Plagët që ka hapur në vendin e tij, si në rastin e adoleshentit Ardit Gjoklajt, e kanë përndjekur edhe në “Nju Jorkun, qytetin ku kam jetuar dhe e dua fort dhe është shtëpia e shumë shqiptarëve të suksesshëm”, të cilin e vizitoi një javë më parë.

Deputeti Belind Këçilli ka publikuar pamje dhe foto se si qe në të vërtetë takimi i Veliajt me shqiptarët e Nju Jorkut.

“Kjo është pritja që i rezervuan në New York, ndotësit të Tiranës, Erion Veliaj! – shkroi Këlliçi. “Ti mund të shfaqesh me shumë fytyra, po kudo qofsh, emri i të vrarit Ardit Gjoklaj do të të ndjekë nga pas. Liria jote është padrejtësi për Arditin. Duhet të ishe prapa hekurave, jo në New York!” nënvizoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here