Komisionerët e Alibeajt “harrojnë” të shkojnë në qendrat e votimit

0
78

Ndonëse ka nisur votimi në të gjithë vendin që në mëngjes, nga Fieri denoncohet mungesa e komisionerëve të Partisë Demokratike. Denoncimi për këtë rast ka ardhur nga deputeti i Fierit Luan Baçi.
Po ashtu, edhe në qarkun e Gjirokastrës ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore, përveçse në Dropull. Edhe këtu komisionerët e Partisë Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn nuk janë paraqitur në KZAZ për tërheqjen e këtyre materialeve. Materialet janë tërhequr në vetëm 7 qendra nga 37 qendra votimi për këtë bashki.

Sakaq, ende nuk ka një sqarim se përse nuk janë paraqitur komisionerët e PD-së së vulës në qendrat e votimit. Ndërkohë komisionerët e PS-së dhe koalicionit Berisha-Meta janë paraqitur.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here