Shefi i DIA-s: Mafia shqiptare punon për Ndragheta-n

0
134

Mafia shqiptare është punësuar për menaxhimin e drogës nga ‘Ndragheta’ në rajonin e Ligurias. Kjo ka qenë deklarata e fortë e shefit të antimafias italiane, Maurizio Vallone me rastin e 30-vjetorit të departamentit të hetimit antimafia.

“Për 30 vjet në Ligura ka patur nga të gjitha ‘llojet’ e mafias. Hetimet dhe vëzhgimi i vazhdueshëm kanë bërë që të kapen sasi të mëdha droge. Konfiskimet e fundit që ka bërë policia në portin e Genova-s na tregojnë se krimi është prezent, por duhet vërejtur se edhe kapacitet hetimore janë shtuar. Lufta do të vijojë edhe më tej me sekuestimet”, citohet të ketë thënë Vallone për mediet italiane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here