Pranga dy gjobëvënësve, kërrcënuan biznesmeni: “25 mijë euro, ose do të vrasim djalin”

0
173

 Dy persona janë ndaluar nga policia e Lezhës, pasi akuzohen se kërcënonin një biznesmen me gjobëvënie.

‘BalkanWeb’ mëson se Dod Gjoka dhe Mark Qarku i kanë kërkuar biznesmenit nga Lezha me iniciale V.P., 25 mijë euro, në të kundërtën do t’i vrisnin djalin.

Ka qenë pikërisht biznesmeni ai që ka njoftuar policinë se disa persona e kanë kërcënuar. Ndërkohë, policia inskenoi skenën ku vet biznesmeni do dorëzonte lekët, e më pas u bë e mundur arrestimi i personave në fjalë.

Ndërkaq, vijojnë hetimet lidhur me zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

NJOFTIMI I POLICISE
Me datë 04 Shkurt 2017, nga efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, është finalizuar operacioni i koduar “Gjobvënia” me goditjen e nje rasti të Gjobvënies dhe arrestimin ne flagrancë të 2 shtetasve të dyshuar si autorë.

Konkretisht:
Dodë Gjoka, i vitlindjes 1980, lindur në Mirditë dhe banues Kodër Marlekaj Lezhë, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë për Tentative vrasje
Mark Quku, i vitlindjes 1968, lindur në Shkodër dhe banues në Malecaj

Gjatë paraditës së ditës së djeshme, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi V.P. se ishte kërcënuar me jetën e djalit të tij nga disa mesazhe të ardhura në numrin e tij celular i cili duhej të paguante shumën prej 25.000 Euro , Policia e Lezhës menjëherë ka ndërtuar punen dhe ndjekur me metoda speciale të hetimit , ku është bërë e mundur identifikimi i i autorëve të letrës dhe mesazhit kërcënues.

Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe operacionale është bërë e mundur që pas 5 orësh nga momenti i kërcënimit, policia ka arrestuar në flagrancë në vendin e quajtur Malecaj, tek ura e fshatit, autorët e dyshuar, konkretisht shtetasit e lartpërmendur, të cilët ishin paraqitur për të marrë shumën e kërkuar.

Në momentin e kapjes në flagrancë këtyre shtetasve iu është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: Qesja e marrë nga vendi ngjarjes, telefoni celular me të cilin kanë dërguar sms-të kërcënuese, një palë dylbi të cilat i përdornin për të vrojtuar dhe automjeti tip Benz me targa AA 992 IO me të cilin udhëtonin autorët. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë mbi bazën e nenit 109/B të Kodit Penal Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë.

Materialet procedurale iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet të Rënda Tiirane.

blob:http://www.dailymotion.com/6d8f6409-4712-42f6-a066-0e3936393408

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here