Partizani thuajse në Evropë, arsyet pse të kuqtë janë më të avantazhuar se dy rivalët e tjerë

0
129

Fitorja e Partizanit në Rrogozhinë ndaj Egnatias ishte me shumë vlera. Vetëm 1-0 në “Egnatia Arena”, por tashmë të kuqtë thuajse e shohin veten në Evropë. Tri pikë para Kukësit të vendit të katërt dhe Vllaznisë së vendit të pestë krijojnë një avantazh të madh.

Matematikisht Partizanit i duhen 4 pikë në dy ndeshjet e fundit, përkatësisht ndaj Kastriotit si pritës dhe ndaj Laçit si udhëtues. Por në praktikë të besuarve të Dritan Mehmetit u mjafton një trepikësh, gjithnjë duke marrë parasysh që rivalët i fitojnë të dyja ndeshjet e tyre.

Kjo pasi Partizani në përballjet direkte me Kukësin është më mirë, ndërsa nëse Vllaznia më mirë se të kuqtë, por nëse shkodranët marrin vendin e tretë, vendi i katërt merr pjesë në Evropë pasi Vllaznia dhe Laçi janë në finale të Kupës dhe njëri shkon në Europa League.

Me pak fjalë, Partizani mund ta realizojë obejktivin që të shtunën në ndeshjen ndaj Kastriotit. Por sido që të ndodhë, edhe në Laç, sepse kurbinasit do mendojnë për Kupën, sepse luhet 3 ditë pas ndeshjes me të kuqtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here