PD kërkon mocion me Ramën, Boçi: Raporti i DASH-it një nga më të rëndët për situatën në Shqipëri

0
138

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka denoncuar në Kuvend sulmin e qeverisë ndaj mediave, duke cituar kritikat që listohen në raportin e DASH për Shqipërinë.

Ai u shpreh se bllokimi i resortit lidhet me planin e mirëdetajuar për eliminimin e medias së lirë dhe opozitës në Shqipëri.

Luçiano Boçi: Kërkersa jonë për mocion me debat niset nga fakti se raporti i DASH është një nga më të rëndët për situatën në Shqipëri. Si kësaj here rëndesa nuk ka qenë kurrë sepse tregon qartazi rrëshqitjen e Shqipërisë drejt një autokracie idiote. Flitet për lirinë e medias dhe kapjen e reformës në drejtësi. Situata është ajo që pasqyron ky raport.

 

 

Dje shqiptarët kanë parë edhe një shfaqje absurd bllokimi dhe luftën që Rama vazhdon ndaj medias së lirë. Bllokimi i resortit është vazhdim i luftës ndaj medias së lirë. Është një program i mirëdetajuar për eliminimin e medias dhe opozitës dhe largimin e zërae të lirë. E vetmja dritare e lirë e medias sot janë rrjetet sociale. Më shqetësuese janë gjendja e drejtësisë, gjendja e korrupsionit e lidhur ngushtë me inceneratoroët. Raporti përcakton që qeveria ka grabitur para nga inceneratorët.

Duke qenë se unë vij nga Elbasani, ka qenë akti i parë korruptiv më i madh dhe u ndoq nga Tirana dhe Fieri. Sot asnjëri prej tyre nuk punon. Kemi dëshmuar dhe kemi vërtetuar që teknologjia e përdorur atje është një teknologji e vjetër dhe vdekjeprurëse. Elementi kryesor i incenratorit janë hiret sipas të gjitha manualeve, duhet të futen në tankera hermetikë dhe të transportohen larg vendit të djegies.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here