Vidhnin banesa në Itali, kapet grupi i hajdutëve shqiptarë

0
161

Arrest me burg është dhënë për pesë hajdutë shqiptarë në Itali. Katër janë arrestuar kurse një është ende në kërkim. Grupi i shqiptarëve, të moshës nga 20 deri në 50 vjeç, janë të akuzuar për pesë vjedhje banesash në provincën e Alessandrias.

Ata kishin krijuar një skemë vjedhjeje dhe koordinoheshin me njëri-tjetrin. Shoferi i linte në zonën ku do të vidhnin dhe ata prisnin me orë të tëra për të gjetur objektivin e duhur, duke zgjedhur pothuajse gjithmonë shtëpi të izoluara.

Pasi kishin thyer me forcë xhamat, ata hynë në shtëpi dhe në një rast vlera e bizhuterive të vjedhura arrinte në 20 mijë euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here