“Klodian Zoton e kishim ngjitur me zyrën tonë, mblodhi plaçkat dhe iku një muaj para urdhër arrestit të SPAK!”

0
272

Andi Bushati ka hedhur dyshime se Klodian Zoto është lajmëruar nga autoritetet se do të arrestohej dhe është arratisur para se kjo të ndodhë,

Bushati tha se Zoto i ka patur zyrat ngjitur me ato të redaksisë së medias që ai drejton dhe se është dëshmitar që ai është larguar nga kjo zyrë rreth një muaj para urdhër arrestit.

“Zyrën e Klodian Zotos, unë e kam patur ngjitur, na ndante një mur me zyrën e Lapsit, një muaj përpara ka mbledhur plaçkat, ka ikur. U mbyll zyra, pra një njeri që e dinte shumë mirë se çfarë do ndodhte pas një muaji. Tani ky nuk është automatikisht fakt, por çdo njeri që ka mend në kokë, të paktën e ngre një dyshim, ore burri botës kishte katër vjet atje, si iku një muaj para se SPAK-u, ta arresonte? Rastësi?”, tha Bushati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here