Berisha: Do të marrë fund politika ‘zero probleme me fqinjët’ e Ramës! Opozita e vërtetë u rikthye

0
116

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, tha se PD do i shpalosë hapur politikat e saj të jashtme.

Sipas tij, do të marrë fund politika e ‘zero problemeve me fqinjët’ që ka ndjekur Edi Rama.

“Edi Rama dhe Taulant Balla mashtrojnë. Të kriminalizuar në çdo skaj të psikologjisë dhe karakterit të tyre kur thonë se nuk është votuar kundër rezolutës. Vota e djeshme ishte vota më e egër që mund të bëhej në parlament kundër një rezolute. Nuk është e vërtetë që u shty për më vonë. Rregullorja e parlamentit ka përcaktime të qartë kur një rezolutë hidhet poshtë me votë. Ajo nuk mund të futet më, pa një afat jo të shkurtër kohor. Ata që përpiqen që të mbulojnë qëndrimin e tyre të shëmtuar, mbrojtjen që i bënë gjenocidit dje, bëjnë vepër penale. Të dy janë fajtorë për këtë akt të shëmtuar.

Edi Rama deklaroi dje se fajin e ka Saliu. Duhet të jesh në stadin e primitivitetit që edhe një akt të tillë, të ndërgjegjës individuale dhe njerëzore, t’ua kalosh të tjerëve. Pa asnjë diskutim që PD do të paraqesë qëndrimet e saj. Qëndrimi ynë është në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Qëndrimi i Ramës dhe Ballës është qëndrim zuzar, që nuk përfill ligj, normë apo standard. Prandaj dënoj qëndrimin e djeshëm. Ata që menduan se kjo rezolutë ishte një kurth, i garantoj se nuk ishte i tillë. Le të marrin fjalën time, unë dje u bëra thirrje që ta votojnë pasi tejkalonte çdo lloj kufiri ndarja për një akt kriminal të Europës së pas-luftës. Një akt për të cilin ka vendosur gjykata.

Gjenocidin serb e mohon Aleksandër Vuçiç se është autor. E mohojnë një grusht kriminelësh që qeverisin në Beograd me ndërgjegjen e atyre që kanë kryer krime. Gjenocidin serb e mohoi dje Edi Rama dhe Taulant Balla duke u dëshmuar me qëndrimin që mbajtën mbrapa se janë më të këqinj se kriminelët.

Asgjë nuk do pengojë PD-në që të paraqesë para jush, me fakte dhe qëndrime, politikën e saj të jashtme.

Merr fund politika e jashtme e bazuar në zero probleme me fqinjët e Edi Ramës. Kjo merr fund. Politikën e zero problemeve me fqinjët e adoptojnë diktatorët që duan të qëndrojnë në karrigen e tyre. Këtë politikë e adoptojnë argatët e Vuçiçit dhe Dodikut dhe askush tjetër.

Kjo politikë do të thotë njohje e problemeve dhe përpjekje për zgjidhjen e tyre,” tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here