Vendi ku dija ka vlere më pak se një tufë majdanoz….

0
106

Nga Ndriçim Mehmeti
“Një tufë majdanoz zotni, se është e fundit do të iki në shtëpi”, dëgjohej zëri i përgjëruar I një gruaje në të ngrysur. Nuk ishte shumë larg qendrës, vetëm 150 m larg sheshit të luksit Skënderbej, në hyrje të vendit që quhet jetë e mort Pazari I Ri. Po kaq larg, në të njëjtën largësi, , në atë rrugë dëgjohet, zëri i një gruaje veshur e ngjeshur me gëzof, me llërët mbushur me byzylyk dhe me çantë “Parada”, e cila, me një lutje në formë urdhërore, thotë; “Guxoni t’i vini një notë të keqe djalit tim, se do t’ju bëj të shisni majdanoz tek “Pazari i Ri”.
Dikush mund të pyesë: A thua e ka përnjëmend zonja me Prada këtë kërcënim?
Padyshim që po. Asaj i duhen patjetër nota, përndryshe mësuesi përfundon shitës dhe vajza/djali i saj, bëhen drejtues të rëndësishëm të vendit, deputetë, ministra, e deri tek Kryeministër. Zonja e ngratë që don të shes tufën e fundit të majdanozit, të shkoj pranë shtëpisë, të përkëdheli fëmijën, të shih nëse i ka mbetur pak gjizë ta përziejë me miell ta hedh në tigan e mbushur me vaj vegjetal, të ushqejë fëmijët. Më pas do të pyes burrë zinë nëse ka zënën ndonjë lek, që të hedhin diçka në kusi për të nesërmen, lakër, spinaq a presh për drekë. U afrohet fëmijëve dhe i pyet si kaluan me shkollën dhe i lut që të mësojnë sa më shumë, që të bëhen të zot për vete e të mos rropaten si nëna e babai. Thellë në vetvete ajo e di mirë se bën vetëm adetin sepse nuk ka besim, që vajzës dhe djalit të saj mësuesit do t’i vënë nota të mira. Ata fëmijët e saj nuk kanë as lek për lule në 7 mars, pale më për varëse, tigan guri, tenxhere multi cooker, fustan, këpucë a pantallona lëkure. Drejtori, mësuesi, sigurisht i kanë sytë më shumë tek fëmijët e zonjave me Prada, zotërinjve me Range Rover, qafën e trashë, kokrrën e rruar e kuruar mirë me kremra, se ata të bëjnë gjëmën, të ndalin në rrugë, të rrahin, të kërcënojnë me bukën e gojës dhe së fundi të japin një “mundësi të artë”,: Të shesësh tek tregu, majdanoz a gjithfarë gjërash. Pra dija barazohet me një tufë majdanoz. Ajo nuk ka shumë rëndësi, më shumë rëndësi ka nota, një letër, një karton që të bën çfarë të dusjasj. Je me 5.8. Punë e madhe bëhesh ministër, “pasi ministri nuk ka nevojë për mesatare, mjafton të jetë një menaxher i kirë dhe kaq.” Ke përfunduar studimet në shkollën më të përfolur për diploma, flasë, bëhesh drejtor kombëtar i agjencive më të rëndësishme, deputet, kryeinspektor e kështu me radhë. Por njëkohësisht bëhesh edhe drejtor në shkollën më të mirë. Ke përfunduar në Tiranë universitetin më të vjetër që ka Shqipëria dhe je diplomuar me nota shumë të mira, mund të shkosh të shesësh majdanoz. Kjo sepse zonja me gëzof, me Prada, me këpucë Tomy Hifliger, me modelin e flokëve ala Nikolë Kidman, nuk dëshiron fare të dijë sa është vlera e majdanozit. Shitës majdanozi mund të jetë zonja në hall, por edhe mësuesi që nuk i bindet zonjave të rënda të matriademokracisë. Zonja të rënda dikur pesha të lehta që hanin e pinin në shtëpi, e ndonjë sufllaqe pa patate në lagje (sepse bënte dyqind lek me pak). Më pas u bë mësuese, me shumë droje se gjithnjë i kujtohej viti i humbur i shkollës për “arsye shëndetësore” dhe më pas sipas variantit shqiptar “pëllumbeshë, moj pëllumbeshë sa shpejt mu bëre drejtoreshë”.
Pëllumbesha nga drejtoreshë, u bë ministreshë dhe dija vërtet vlejti më pak se një tufë majdanoz.
Luku, kombinimi, veshjet që të shkonin përshtat , vera me darkën duhet të ishin të gërshetuara, drita e tryezës së punës, druri i zgjedhur për zyrën, perde që të jepnin intimitet., televizor që të full High Definition, se helbete duhet të dinim çfarë ndodhte në dynja. Në mbrëmje as që i shkonte mendja të kalonte nga lagjja në këmbë, pale tregu që kishte kohë që nuk e shihte. Zonjës që dikur para fushate i blinte majdanozin e i thoshte se derën e kishte të hapur për shkollimin e fëmijëve, tani nuk e shikonte më pasi xhamat e zinj te veturës luksoze e mbulonin. Zonjat me gëzof të shtrenjtë e Prada u shumuan, u bënë një kërcënim i vërtet për mësuesit dhe këta të fundit gjithnjë e më të përkulur ndaj tyre. Pse ndodhi kështu? Kjo pasi ai është që është student mbetës, shahet nga mëngjesi në darkë, ai që është qeveritar mbetës ose pa shkollë, quhet si njeriu që shndërroi në përmasa epokale arsimin, shëndetësinë, financat publike, bashkitë etj. Atëherë mese matet pesha e dijes në këtë vend? Me më pak vlerë se një tufë majdanoz. Ai që e shet nga halli apo nga malli, mund të jetë kushdo. Që prej atij që e hedh firmën me zor, sepse nuk ka mbaruar katër klasë shkollë e deri tek ai që ka mbaruar master në artet e bukura, mësuesi, shëndetësi etj. E pse ndodh kështu? Sepse në vend sundon kasta e “zonjave dhe zotërinjve” me gëzof, Prada, Bufalo, Versaçe e Armani, është e qartë se arsimi do të jetë i fundit për nga rëndësia, ose siç i thonë rilindësit e sotëm si prioritet. Mund të thoni se ja fusim kot edhe se flasim në erë, edhe se kot e kemi pasi janë “të prekshme sukseset ën arsim”, por fshati që duket nuk do kallauz. Mijëra maturantë janë lëshuar rrugëve të Evropës, Amerikës e Kinës për studimet e larta, qindra mijëra të tjerë kanë prenotuar kamionët për në Angli, ndërsa numri i nxënësve vjen në rënie e sipër, cilësia lë për të dëshiruar dhe shkolla ofron shumë pak nga premtimi për një shkollë miqësore, apo shkolla qendër komunitare.
Shkurt dhe fare pastër: Vlera e dijes nuk ëhstë e vërtetë se është e pamat sa qileli. As nuk është me vlerë fajla e popullit “më mirë të dish sesa të kesh”, as nuk është e vërtetë shprehja e Rilindësve të shek.. XIX, “Drita e diturisë përpara do të na çoj” Jo dhe jo e përsëritur mijëra herë. Përpara të çon mashtrimi, vjedhja, kurvërimi, mashtrimi, padija, persversiteti, imoraliteti, kërcënimi, kanabizimi dhe narkotizimi i shkollës e mjaft shembuj të tjerë “pozitiv”, të sjellë nga Rilindja e shek.. XXI.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here