Rrëzimi i rezolutës për Srebrenicën/ Bushati nuk përmbahet: Kemi kryeministër mantenutën e Vuçiçit!

0
209

Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, është rrëzuar një rezolutë e Berishës dhe opozitës, për të dënuar genocidin serb në Srebrenicë.

Andi Bushati, i ftuar në Euronews Albania, ka deklaruar se Berisha bëri gabim me rezolutën, duke e ditur që mazhoranca nuk do ta votonte dhe kjo i bën dëm Shqipërisë dhe turpëron parlamentin tonë edhe pse ish kryeministri fitoi pikë politike.

Bushati ka shpërthyer ndaj Ramës, duke e quajtur “prostitutë të Vuçiç”.

A duhet ti bërtasim botës që na drejton një prostitutë, një mantenutë e Vuçiç?. Berisha e ka shkatërruar sot moralisht Ramën. Por, me këtë nismë, që Berisha e dinte që ata nuk do ta votonin, sepse e ka parë Ramën të shajë liderët e Kosovës në sy të Vuçiçit…

Edi Rama, nuk guxon ta nxjerrë këmbën nga rrethi që i ka caktuar Vuçiç. Bashkë i kanë lobimet dhe fatin politik. A duhej Berisha, duke e ditur që Rama është peng i Vuçiçit dhe derrat me karton të kuq janë pengje të Ramës, a duhej tja bënte të ditur botës? Unë mendoj se jo. Sepse pas 10 vjetësh Edi Rama do harrohet, por do të mbahet mend se në parlamentin e Shqipërisë është votuar rezolutë kundër Srebrenicës.

Berisha ka fituar pikë politike, por nuk duhet t’ia bënte këtë të keqe shqiptarëve, që ti nxirrte para syve të botës, që ne kemi kryeministër prostitutën e Vuçiç“, tha Bushati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here