Mbyllja e tregut, tregtarët: Për ne humbjet janë të mëdha

0
122

tregu dinamoVazhdon bllokimi i çdo lloj mjeti me mall që të hyjë në ambientet e tregut tek ish-uzina Dinamo në Tiranë. Edhe paraditen e së enjtes ka patur konfrontime mes tregëtarëve dhe uniformave blu, të cilat qëndrojnë 24 orë rresht në të gjtiha pikat hyrëse të tregut për të zbatuar urdhërin për mos lejeimin e mjeteve që furnizojnë tregëtarët me mall. Tregtarët shprehen të revoltuar pasi malli që kanë në magazine po ju dëmtohet dhe nuk mund ta fusin dot në ambientet e tregut e nga ana tjetër thonë se me shtetin kanë firmosur kontratë një vjeçare duke paguar edhe detyrimet. Kjo kontratë sipas tyre po prishet në mënyrë jo ligjore. “Në këtë treg ushtroj aktivitet që nga 2001 me licencë me kontratë dhe vihet në mes të vitit kur të gjithë tregëtarët kanë një kontratë zyrtare të mbështetur në legjislacionin e këtij shteti. Të gjithë tregëtarët të licensuar i kanë paguar detyrimin financiar shtetit shqiptar për gjithë vitin, ti më ndërpret aktivitetin sot në gjysmën e vitit. Pse ma more detyrimin për gjithë vitin”, -shprehet një tregtar. Vendimi për mbylljen e tregut tek ish-uzina Dinamo erdhi pas kontrrolleve të ushtruara nga inspektorët e sigurisë ushqimore të cilën konstatuan se shitja në dyqane realizohet me mangësi të theksuara të higjenës dhe bëhet në ambiente të hapura. Tregëtarëve të ish-uzinës Dinamo, ju është vënë në dispozicion një hapësirë e re në Komunën e Kasharit, por deri tani ata kanë shprehur rezerva për të shpërngulur aktivitetin e tyre atje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency