‘21 Janari’/ Sali Berisha: Rama i përdori njerëzit ‘mish për top’

0
99

Në konferencën e thirrur për mediat për dy ngjarjet e ndodhura gjatë qeverisjes së tij 8-vjeçare, për të cilat akuzohet dhe sot e kësaj dite nga socialistët, 21 Janari dhe Gërdeci.

Ish-kryeqeveritari tha se përgjegjës për 21-janarin është Rama, i cili në fjalët e liderit historik demokrat i bëri njerëz ‘mish për top’. Berisha po ashtu tregon se pse ka kërkuar që Gërdeci të konsiderohej krim shtetëror pa dashje, në mënyrë që familjarët e viktimave të merrnin një trajtim special.

“Edi Rama ka thënë se do të tejkalojë Kushtetutën në 21 Janar. Ka një ngjarje në Capitol hill, ai që solli njerëzit mish për top për të rrëzuar pushtetin e Sali Berishës, jam plotësisht dakord që të hetohet dhe të rihetohet 100 herë. Përgjegjës është vetëm 1 person, Edi Rama i vendosi ata në shërbim të axhendës politike.

Sa i takon Gërdecit, një proces gjyqësor i hetuar nga një prokurore politike, anti berishë, ka ndodhur, janë dënuar, 20 a 22 vetë, prej tyre kanë dënime, edhe zyrtarët më të lartë të ushtrisë.

Edi Rama prej 9 vitesh ka ruajtur të njëjtën kualifikim, e ka quajtur atë që ndodhi një aksident teknologjik. Krimi shtetëror është i dy llojeve, i qëllimshëm, kur shteti vret qytetarët me vetëdije, dhe pa dashje, kur ndodh siç ishte, e kam thënë në Parlament dhe e them.

Gërdeci ishte një sipërmarrje private, problemet e sigurisë i kishte kompania e Mejkos, për çka ish drejtuesi i saj u dënua me 18 apo 20 vite burg. Pse unë kam insistuar që ato të shpallen vrasje shtetërore pa dashje, sepse shpërblimi është tjetër.

Shteti kur ndodh ajo, që policët e tu e vdesin tjetër, viktima pastaj shpërblehet ndryshe, shteti merr përsipër një dëmshpërblim më të madh sesa ai që u bëhet. Ky është dallimi që ai thotë, se nuk ka as nocionet më elementare të qeverisjes dhe shtetit.”, tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here