Berisha: Kriteret e propozuara nga Alibeaj synojnë të zgjedhin presidentin që do Rama!

0
122

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, ku ka trajtuar edhe çështjen e presidentit.

Sipas Berishës, posti i presidentit është qartësisht një post politik dhe se kriteret e deputetit Alibeaj kanë si synim zgjedhjen e presidentit që do Rama.

Berisha theksoi se më e hidhura në këtë proces është fakti se Rama po e trajton këtë çështje si familjare.

 

 

Berisha: Sigurisht që përfishet i gjithe spektri opozitar. Të imagjinosh një president jo politik është një absurditet pasi posti i presidentit është qartësisht politik. Vërtetë nuk është post ekzekutiv por kjo nuk do të thotë se nuk është politik. Çdo kriter tjetër kundër këtij kriteri është i gabuar, i stisur dhe no sens, por nëse e keni fjalën për kriteret se si i vlerëson kriteret e deputeti Alibeaj, ka një deklaratë të PD-së janë të gjitha të dala nga zyra e Ballës apo Ramës dhe ska asnjë synim tjetër vetëm të zgjedhë presidentin që do Rama.

Ju e keni vënë re se si procesi më serioz i një vendi dhe për një shtet u katandis në një proces familjar. Në njërën anë Batoni që është zëdhënësi më autentik i Ramës, thotë se si Linda Basha nuk ka kandidatë tjetër, Rama u thotë deputetëve të vetë se emri im është më i propozuari nga ju, edhe pse e kanë propozuar apo jo këtë smund ta marim dot vesh. Por më e rënda dhe e hidhur është se po trajtohet si një çështje familjare. Familjare nuk është trajtuar asnjëherë, ka ndodhur vetëm në Argjentinë njëherë por aty ka pasur çështje tragjike dhe sbënë me u fut aty.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here