Putini me sëmundjen e Hitlerit? Spekulimet nxiten sërish, lideri rus shfaqet duke çaluar në paradën e Ditës së Fitores

0
109

Nuk është hera e parë! Mbi shëndetin e liderit rus, Vladimir Putin ka kohë që spekulohet. Së fundmi, një tjetër video i ka përforcuar këto zëra dhe bëhet fjalë për një sinkron të shkëputur gjatë paradës së Ditës së Fitores, të zhvilluar këtë të hënë.

Në videon e publikuar nga “Daily Mail”, shfaqet 69-vjeçari duke çaluar e më pas, ulet përbri veteranëve të luftës. Për herë të parë mbi shëndetin e Putinit u spekulua rreth para 2 v0iteve. Asokohe u tha se Putini ishte operuar nga kanceri.

Valery Solovei, një analist politik dhe kritik i shquar i Putinit, filloi të përhapte thashethemet në fund të vitit 2020, duke sugjeruar gjithashtu se ai vuante nga sëmundja e Parkinsonit.
Thashethemet tërhoqën aq shumë vëmendje, sa që propaganda e Kremlinit u detyrua t’i mohonte kategorikisht ato. Por, spekulimet janë rikthyer sërish në fillim të luftës. Bëhet fjalë edhe për pamjet kur Putini është duke u takuar me Aleksandër Lukashenkon dhe para se të ndodhte ky takim, atij i dridhen duart dhe këmbët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here