Sula: Çfarë po e mundon Edi Ramën që sulmon në mënyrë të pashembullt SPAK-un?

0
135

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, reagoi sot ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për punën e dobët të SPAK-ut.

Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, Sula thotë se kreu i qeverisë është i alarmuar pasi SPAK po u tund prangat zyrtarëve.

Sipas Sulës, maxhoranca përmes amendimeve ligjore i dha të drejtë prokurorëve dhe gjyqtarëve që u hoqën nga sistemi të vijojnë karrierën si avokatë.

Postimi i Sulës

Çfarë e mundon Edi Ramën që për herë të dytë brenda pak javësh sulmon në mënyrë të pashembullt SPAK?

Kujt po i tunden byzylykët para syve që kanë alarmuar edhe kryesocialistin? Dikush që i qëndron afër duhet ti kujtoj atij se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë investuar miliona dollarë dhe euro që drejtësia të jetë e besueshme dhe e pavaruar. Miqt e shqiptarëve nuk i kanë shpenzuar paratë e taksapaguesve të tyre për një SPAK që axhendën ja cakton kryeministri.

INSTAT konstatonte në raportin e fundit se në vitin 2021 korrupsioni në administratë ishte rritur me 45% në krahasim me një vit më pare, ndërkohë Rama thotë boll më nga krahu ynë? Më fal po kush po e bën korrupsionin? Kush e konsideroi Shqipërinë çiflig të vetin kur dha koncesionet e inceneratorëve?

SPAK nuk është sekretariat i PS, por organ i ri i drejtësisë së pavarur.

Është e qartë si drita e diellit se hallin e kujt ka kryeministri. Uroj me këto dalje duke politizuar SPAK, të mos ketë ndonjë plan të bëhet mburojë e bashkëpunëtorëve të hershëm!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here