Lubonja: Ndryshimet në statut e forcuan autoritetin dhe pushtetin e Bashës në parti

0
257

Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio e Hapur’ me gazetaren Eni Vasili, teksa po diskutohet lidhur me Kuvendin e PD-së dhe ndryshimet në statut, i ftuar në studio analisti Fatos Lubonja tha se ndryshimet që u bënë në statut e konsolidojnë më shumë autoritetin e Bashës në parti.

Lubonja: “Unë e shikoj në dy aspekte krizën e PD-së. Njëra ka të bëjë me atë që dikush e quan lufta për demokraci të brendshme, çështja e bashkimit të PD ose çështja e influacioneve ose jo. Problemi kryesor për tu formuar një parti, nuk është vetëm ana formale, por është aftësia për të pasur vision.

Berisha erdhi në pushtet kur PD-ja ishte një lëvizje që po sillte ndryshim. Ajo që duhet të bëhet për të sjellë një ndryshim është lënë jashtë vështrimit edhe të Kuvendit edhe të partisë. Mendimi im është që ky ndryshim në statut e konsilodon më shumë autoritetin e Bashës dhe nevoja për të pasur një lidership, ndaj ky ishte një moment ku ai konsolidoi më shumë pushtetin.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here