Kryemadhi plas skandalin: Rama dekonspiroi aksionin për kapjen e Dvoranit me para në dorë!

0
206

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë sot, në kundërpërgjigje të presionit të Kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK dhe akuzave të tij ndaj Presidentit ilir Meta, sidomos për rastin e ish-gjyqtarit Ardian Dvorani. Kryemadhi zbuloi se “Ardian Dvorani ka një histori të fshehur ku Rama dëmtoi një aksion, i cili e kapte në flagrancë Ardian Dvoranin dhe shumë të tjerë në një aferë korruptive.”

“T’i përgjigjem në emrin edhe të shumë të tjerëve që s’e kanë dot mundësinë, – tha kryemadhi. – E di shumë mirë që Ardian Dvorani ka një histori të fshehur ku Rama dëmtoi një aksion, i cili e kapte në flagrancë Ardian Dvoranin e shumë të tjerë në një aferë korruptive. Ai e di mirë që kjo gjë nuk prishet se diku është. E dyta: Rama kërcënon SPAK duke ngritur akuza të dretpërdrejta ndaj SPAK por duhet të tërheqë të gjithë drejtoret e bashkisë të Tiranës që të mos rrinë më poshtë pallateve të prokurorëve të SPAK”, theksoi Kryemadhi.

Por, çfarë tha Rama sot në Asamblenë e PS?

“E dini, – tha Kryeministri, – që SPAK ka pasur shpejtësinë e rrufeshme dhe gatishmërinë e jashtëzakonshme për të vepruar minutë për minutë që të bllokojnë Ardian Dvoranin, e vlerësuar nga sekretari i shtetit si një ndër kampionët në luftën globale kundër korrupsionit, që të mos e lejojnë të hynte në proces për gjykatës.

SPAK në mënyrë të rrufeshme, a thua se ishte sahat zviceran për atë njeriun që për pak ditë ose javë do largohet nga zyra e Presidentit të Republikës, sa gjykatës dhe prokurorë të nxjerrë jashtë nga vettingu me pasuri marramendëse të pajustifikuar do të ishin sot në burg. “Peshkaqenë të mëdhenj” i flaku Vettingu, po ku janë sot?! Asnjë gjemb nuk u ka hyrë në këmbë!”, tha Kryeministri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here